Vraniq, Gjakovë, 7 gusht 2026
Në përvjetorin e 28-të betejës së familjes Lleshi dhe rënies heroike të dëshmorëve Kolë dhe Mark Lleshi, kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bëri homazhe te lapidari i dëshmorëve të kësaj familje në fshatin Vraniq të komunës së Gjakovës.
Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen e thellë për familjen Lleshi, e cila i dha vendit katër dëshmorë në luftën çlirimtare dhe e cila ka kontribuuar ndër gjenerata për çështjen kombëtare.
Më 7 gusht 1998, Mark dhe Kolë Lleshi ranë heroikisht në përballje me forcat armike serbe teksa po mbronin familjen dhe po përpiqeshin të thyenin rrethimin. Ndërsa, Prend dhe Memë Lleshi ranë heroikisht në një përballje me forcat armike serbe, në një pritë, më 29 Janar 1999.





