Kryeministri në detyrë Kurti vizitoi panairin e grave ndërmarrëse “Gratë në Biznes”

Prishtinë, 5 gusht 2026

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi panairin e grave ndërmarrëse “Gratë në Biznes”, në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.

Teksa pa nga afër punën e tyre, të prezantuar nëpërmjet produkteve tradicionale artizanale, ushqimore dhe krijimeve kreative, kryeministri Kurti i falënderoi ato për përkushtimin dhe u uroi suksese në angazhimin për fuqizimin e ekonomisë së vendit. Ai foli për mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës për gratë ndërmarrëse dhe për programet për përkrahjen e bizneseve prodhuese vendore.

Panairi i grave ndërmarrëse “Gratë në Biznese” është organizuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, nëpërmjet Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA).

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors