Mbledhja e 29-të e Qeverisë

Prishtinë, 17 korrik 2026

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilën ka:

  • Miratuar vendimin për dhënien në shfrytëzim afatgjatë pa kompensim të pronave të menaxhuara nga Agjencia Pyjore e Kosovës, për nevojat e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit KRU “Mitrovica” Sh. A., me qëllim  të realizimit të projektit për sigurimin e furnizimit me ujë të pijshëm, për Komunën e Leposaviqit.
  • Miratuar vendimin për  ndarjen e mjeteve buxhetore në vlerë prej 255,153.45€ (dyqind e pesëdhjetë e pesë mijë e njëqind e pesëdhjetë e tre euro e dyzet e pesë cent), për pajisjen me tekste mësimore në gjuhën shqipe për nxënësit shqiptarë, që vijojnë mësimin në gjuhën shqipe në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, për vitin shkollor 2025/2026. 
  • Miratuar vendimin për  ndarjen e mjeteve financiare në shumë prej 40,000€ (dyzetë mijë euro), për mbështetjen e organizimit dhe realizimit të ngjarjeve me karakter ndërkombëtar në fushën e inovacionit, teknologjisë, ndërmarrësisë dhe transformimit digjital, të cilat kontribuojnë në promovimin e Republikës së Kosovë, forcimin e imazhit të saj ndërkombëtar dhe zhvillimin e ekosistemit vendor, si dhe në rritjen e dukshmërisë ndërkombëtare të Republikës së Kosovës përmes organizimit të iniciativave dhe eventeve të njohura globale në këto fusha.
    Mjetet ndahen për organizatat, si në vijim:
  1. FLOSSK – Free Libre Open Source Software Kosova, ndahet shuma prej 20,000€ (njëzetë mijë euro); dhe
  2. ICK – (Inovation Center Kosovo),  ndahet shuma prej 20,000€ (njëzetë mijë euro).
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors