Prishtinë, 12 qershor 2026
Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka:
- Miratuar vendimin për emërimin e anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Raportim Financiar, në këtë përbërje:
- Rrezarta Korbaj, kryesuese;
- Kimete Zekaj, anëtare;
- Vlora Prenaj, anëtare;
- Samir Lleshi, anëtar;
- Fadil Sallteku, anëtar;
- Kosovare Demi – Rama, anëtare;
- Altin Sahiti, anëtar.
- Miratuar Kërkesën e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit për ndarjen e mjeteve buxhetore në shumën prej 122,000.00 euro (njëqind e njëzet e dy mijë euro), për financimin e projekteve kapitale “Renovimi i objektit të Qendrës së Panairit në Bërnicë” dhe “Regjistri për Pronarët Përfitues”.
- Miratuar vendimin për autorizimin e pagesës në shumën prej 154,000 euro (njëqind e pesëdhjetë e katër mijë euro), për Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për rritjen e kuotës së kapitalit të Qeverisë së Republikës së Kosovës në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.