Kryeministri në detyrë Kurti bëri homazhe te varret e heronjve të kombit Ilir Konushveci dhe Dr. Hazir Malaj

Prishtinë, 9 maj 2026

Në shënimin e 28-vjetorit të rënies së heronjve të kombit, Ilir Konushevci dhe Dr. Hazir Malaj, kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot bëri homazhe në varrezat e dëshmorëve në Prishtinë.

Me këtë rast, kryeministri në detyrë Kurti tha se Ilir Konushevci dhe Dr. Hazir Malaj, nuk u ndanë asnjëherë nga njëri tjetri, e kishin idealin e njëjtë, e kishin punën e përbashkët dhe ishin të angazhuar deri në flijim për çlirimin e Kosovës, për lirinë e popullit dhe për Republikën e pavarur dhe sovrane, të cilën e gëzojmë sot.

“Ilir Konushevci si shpirti i logjistikës, i furnizimit, i ngritjes së luftës çlirimtare, punoi shumë kohë para luftës në mënyrë që të mund të luftojmë e të çlirohemi, andaj sot kur e shohim Forcën e Sigurisë së Kosovës, me armatimin e municionin modern e të shumtë që ka, me radhët e saj që sa vije e shtohen, ndjejmë se po e lajmë një pjesë të vogël të borxhit të madh që kemi ndaj gjithë dëshmorëve të kombit, ndaj të gjithëve martirëve të luftës së e në veçanti ndaj njerëzve si Ilir Konushevci e Dr. Hazir Mala, të cilët aq shumë u angazhuan e kontribuan që të mund të luftojmë e të çlirohemi.”, tha kryeministri në detyrë Kurti.

Prononcimi i plotë i Kryeministrit në detyrë Kurti:

Njëri nga Kosova, tjetri nga Shqipëria të pandashëm për çlirim e për bashkim, Ilir Konushevci dhe Dr. Hazir Malaj, nuk u ndanë asnjëherë nga njëri tjetri, e kishin idealin e njëjtë, e kishin punën e përbashkët dhe ishin të angazhuar deri në flijim për çlirimin e Kosovës, për lirinë e popullit dhe për Republikën e pavarur e sovrane, të cilën e gëzojmë sot.

Ilir Konushevci si shpirti i logjistikës, i furnizimit, i ngritjes së luftës çlirimtare, punoi shumë kohë para luftës në mënyrë që të mund të luftojmë e të çlirohemi, andaj sot kur e shohim Forcën e Sigurisë së Kosovës, me armatimin e municionin modern e të shumtë që ka, me radhët e saj që sa vije e shtohen, ndjejmë se po e lajmë një pjesë të vogël të borxhit të madh që kemi ndaj gjithëve dëshmorëve të kombit, ndaj të gjithëve martirëve të luftës së fundit e në veçanti ndaj njerëzve si Ilir Konushevci e Dr. Hazir Mala, të cilët aq shumë u angazhuan e kontribuan që të mund të luftojmë e të çlirohemi.

Ilir Konushevci pati një barrë të madhe pas vrasjes së komandantit Zahir Pajaziti, sepse në kohën kur ne ishim me humbje të mëdha në radhët tona, ai kishte barrën e dyfishtë, andaj edhe sakrifica e tij, lufta e paepur që bëri duhet të mësohet nga brezat e ri se si duhet atdheu dhe se si duhet të bëhemi shembull për ata të cilët do të vijnë pas nesh.

Lavdi komandantit Ilir Konushevci dhe Dr. Hazir Malajt, si dhe të gjithë dëshmorëve e martirëve të kombit shqiptar të të gjitha etapave të përparimit të vendit e të kombit mbarë!

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors