Kryeministri Kurti priti në takim Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, z. Niko Peleshi

Prishtinë, 2 mars 2026

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në zyrën e tij Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, z. Niko Peleshi.

Në këtë datë historike për kombin shqiptar, përvjetori i Kuvendit të Lezhës, që shënon bashkimin e princërve shqiptarë në vitin 1444, Kryeministri i Republikës së Kosovës dhe Kryetari i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë theksuan rëndësinë e unitetit dhe bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet dy shteteve tona. U vlerësua se Kosova dhe Shqipëria, si dy shtete të një populli, ndajnë aspirata të përbashkëta për zhvillim të qëndrueshëm, forcim të institucioneve demokratike dhe integrim euroatlantik.

Gjatë takimit u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, rritjen e koordinimit në politikën e jashtme, si dhe për avancimin e agjendës së integrimit drejt Bashkimit Evropian.

Kryeministri Kurti vlerësoi se Kosova dhe Shqipëria mbështesin dhe shtyjnë përpara njëra-tjetrën në proceset zhvillimore dhe integruese, duke i konsideruar arritjet si të përbashkëta dhe duke punuar me përkushtim për të ardhmen evropiane të qytetarëve të të dy vendeve.

U ritheksua se bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë mbetet prioritet strategjik dhe një garanci e rëndësishme për stabilitetin, zhvillimin dhe mirëqenien në rajon.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors