Kryeministri Kurti u takua me deputetë të Bundestagut gjerman

Mynih, 14 shkurt 2026

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vijoi takimet në Konferencën e Sigurisë në Mynih me deputetë nga Bundestagu gjerman, Jurgen Hardt, Adis Ahmetovic, Carl-Philipp Sassenrath dhe Deborah Düring. 

Thellimi i bashkëpunimit bilateral, ishte ndër temat e diskutimit. Kryeministri ftoi për më shumë investime gjermane në Kosovë, gjersa ky mandat qeverisës do të jetë mes tjerash edhe i hekurudhave, ndërtimit të digave për ujë të pijes, stadiumeve, në kuadër të organizimit të Lojërave Mesdhetare.

Kryeministri theksoi edhe rëndësinë e avancimit të Kosovës drejt integrimit evropian, duke filluar nga marrja e statusit të vendit kandidat. 

Deputetët e uruan kryeministrin Kurti për mandatin e ri qeveritar, ndërsa kryeministri Kurti i ftoi ata që ta vizitojnë Kosovën.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors