Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe dhe merr pjesë në aktivitetet me rastin e 29-vjetorit të rënies së Heroit të Kombit Zahir Pajaziti dhe bashkëluftëtarëve të tij, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu.
Aktivitetet:
10:00 - Homazhe te shtatorja e Heroit të Kombit Zahir Pajaziti, në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë
11:30 - Homazhe te kulla e Heroit të Kombit Zahir Pajaziti, në Orllan
12:00 - Homazhe te kompleksi “Hakif Zejnullahu”, në Lladoc
12:30 - Homazhe në Bulevardin e qytetit “4 Dëshmorët”
13:00 - Akademia Përkujtimore “Trinomi i Janarit”, në teatrin “Avdush Hasani”, në Podujevë