Mitrovicë, 29 janar 2026
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Kryetarin e Mitrovicës së jugut, Faton Peci, deputetë të zgjedhur të Kuvendit të Kosovës dhe bashkëpunëtorë, vizitoi familjen Brahimi në 25-vjetorin e rënies së Gazmend Brahimit, ku u prit nga babai, Agim Brahimi, nëna Salë Brahimi dhe vëllai Armendi. Paraprakisht, ai vendosi lule të freskëta te vendi kur Gazmend Brahimi, 15 vjeç, më 29 janar 2001, u vra nga një granatë dore e hedhur në drejtim të tij nga banda kriminale të Serbisë. Rruga ku mbeti Gazmendi i vrarë, tani mbani emrin e tij.
“25 vjet më parë, Gazmendi, që e donte aq shumë lagjen e tij të fëmijërisë, Lagjen e Boshnjakëve, u vra nga shpërthimi i një granate dore, e hedhur në drejtim të tij nga banda kriminale të Serbisë, të cilat asokohe terrorizonin përditë shqiptarët e rikthyer në pronat e tyre. Me të ishte edhe vëllai Armendi, që edhe sot mban në trup 17 copëza të granatës. Atë të hënë, Gazmendi ishte nisur për në shkollë për të nxënë dije. Atë ditë, ai dha mësimin se si duhet vendlindja”, u shpreh kryeministri Kurti pas vizitës.
Lavdi të gjithë martirëve dhe dëshmorëve të popullit shqiptar!


















