Mbahen takimet e radhës të dialogut në Bruksel në nivel kryenegociatorësh, funksionalizohet Komisioni i Përbashkët për Personat e Zhdukur me Dhunë

Bruksel, 22 janar 2026

Zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mori pjesë në takimet e radhës të dialogut në Bruksel në nivel kryenegociatorësh. Tema kryesore e takimeve ishte funksionalizimi i Komisionit të Përbashkët për Personat e Zhdukur me Dhunë.

Më poshtë, deklarimi i plotë për media i zëvendëskryeministrit Bislimi, pas përfundimit të takimeve:

Pyetje: Z. Bislimi takimet zgjatën prej orëve të pasdites, cili është rezultati i takimeve dhe a pati edhe takim të përbashkët?

Përgjigje: Pjesa më e madhe e kohës sot ka kaluar në takime bilaterale, domethënë fillimisht pala kosovare me Bashkimin Evropian dhe pastaj edhe pala serbe. Qëllimi ishte që të arrijmë dakordim që sot ta funksionalizojmë Komisionin e Përbashkët për jetësimin apo zbatimin e marrëveshjes për personat e pagjetur në mes të Kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq. Takimet ishin të suksesshme dhe në fund arritëm që përfundimisht ta jetësojmë këtë objektiv. Tani ka mbetur që në javët e ardhshme të takohen zëvendësat tanë dhe të përcaktojnë prioritetet e para për punën e Komisionit të Përbashkët.

Pyetje: A pati ndonjë temë tjetër në takime përpos temës për të pagjeturit?

Përgjigje: Kjo temë ka qenë tema kryesore. Natyrisht se në pika të shkurtra janë prekur edhe elemente të tjera ku priten lëvizje në të ardhmen pas formimit të qeverisë, mirëpo pjesa më e madhe e kohës i është kushtuar jetësimit të Komisionit për zbatimin e Marrëveshjes për Personat e Zhdukur me Dhunë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors