Kryeministri Kurti u takua me ministrin e Energjisë Elektrike, Ujit dhe Energjisë së Ripërtërishme, njëherësh ministër në detyrë i Financave dhe ministër i Shtetit për Çështjet Ekonomike dhe Investimet të Shtetit të Kuvajtit, Dr. Sabeeh Al-Mukhaizeem

Shtëpia e Kosovës, Davos, 22 janar 2026

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në Shtëpinë e Kosovës në Davos ministrin e Energjisë Elektrike, Ujit dhe Energjisë së Ripërtërishme, njëherësh ministër në detyrë i Financave dhe ministër i Shtetit për Çështjet Ekonomike dhe Investimet të Shtetit të Kuvajtit, Dr. Sabeeh Al-Mukhaizeem.

Kryeministri Kurti falënderoi ministrin për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit të Kuvajtit për progresin ekonomik të Kosovës dhe njohje ndërkombëtare.

Kryeministri Kurti ndau me ministrin synimet dhe politikat tona për mandatin e ardhshëm qeveritar, përfshirë infrastrukturën, energjinë, sektorin e ujërave, hekurudhat, duke ftuar gjithashtu edhe Kuvajtin për bashkëpunim ekonomik dhe investime të huaja në këto fusha.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors