Kryeministri Kurti vizitoi për ngushëllime familjen Jakupi në Baks të Skënderajt

Baks, Skënderaj 14 dhjetor 2025

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi për ngushëllime familjen Jakupi, me rastin e ndarjes nga jeta të mësuesit, Osman Jakupi.

Osman Jakupit ishte mësimdhënës i plagosur në luftë, kishte humbur dy djem si dhe ishte i burgosur politik.

Kryeministri Kurti e vlerësoi lart figurën e Osman Jakupit, për të cilin tha se qëndroi i fortë në burgje të Serbisë ndonëse ishte i plagosur.

“Kujtimi për të është i paharrueshëm ashtu sikur që kontributi i tij për arsimin dhe kombin i pashlyeshëm”, shkroi në Librin e Zisë, Kryeministri.

Shënimi i plotë i Kryeministrit Kurti:

Mësues i mirë dhe patriot i madh, Baca Osman qëndroi i fortë në burgje të Serbisë ndonëse ishte i plagosur. Kujtimi për të është i paharrueshëm ashtu sikur që kontributi i tij për arsimin dhe kombin i pashlyeshëm.

Me nderime dhe pikëllim,
Albin Kurti

Kryeministër në detyrë i Republikës së Kosovës

Baks, 14 dhjetor 2025

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors