Kryeministri Kurti vizitoi punimet që po zhvillohen për ndërtimin e pishinës gjysmë-olimpike në Podujevë

Podujevë, 11 dhjetor 2025

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin në detyrë të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe kryetarin e Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, vizituan punimet që po zhvillohen për ndërtimin e pishinës gjysmë-olimpike në Podujevë.

Projekti po realizohet në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komunës së Podujevës e cila kap vlerën prej 4 milionë euro.

Me një sipërfaqe prej 4555 metra katrorë, objekti do të ketë bodrumin, katin përdhesë dhe katin e parë. Ky objekt po ashtu përfshin edhe dy pishina: pishinën e madhe garuese me sipërfaqe 256 metra katrorë dhe pishinën për fëmijë me sipërfaqe 105 metra katrorë.

Pasi pa nga afër punimet që po bëhen në këtë projekt, kryeministri Kurti uroi punime të mbara dhe të shpejta në finalizimin e plotë të tij, i cili do të ofrojë kushte moderne për organizimin e garave sportive.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors