Tiranë, 2 nëntor 2025
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, mori pjesë në ceremoninë shtetërore lamtumirëse për ish-kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Nano.
Kryeministri vendosi kurorë të freskët me lule dhe bëri homazhe pranë arkivolit të të ndjerit. Ai u shprehu ngushëllime më të sinqerta familjarëve, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij.























