Kryeministri Kurti mirëpriti përfaqësues të kompanisë Ericsson

Prishtinë, 20 tetor 2025

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti përfaqësues të kompanisë Ericsson, ndër të cilët edhe Zëvendës Presidentin e kompanisë, Mikael Bäck.

Së bashku diskutuan për mundësitë rreth thellimit të bashkëpunimit, gjersa me gjigandin e telekomunikimit Ericsson, kemi bashkëpunuar për modernizimin e rrjetit në vend dhe mbulimin e gjithë territorit të republikës me rrjetin 4G dhe 5G.

Në vijim biseduan edhe rreth investimeve të mundshme në të ardhmen në fushën e telekomunikacionit, aty ku kompania Ericsson ka zhvilluar projekte me sukses përgjatë viteve edhe në shtete të tjera anekënd Evropës.

Kryeministri Kurti i falënderoi përfaqësuesit për vizitën në Kosovë dhe bisedën, gjersa në mesin e delegacionit të kompanisë suedeze ishte edhe Florijeta Mulolli nga Kosova, ish-këshilltare e Drejtorit Ekzekutiv të Ericsson e tash në rolin e Drejtueses së Lartë të Llogarive.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors