Kryeministri Kurti vizitoi për ngushëllime familjen e zyrtarit policor, Shemë Mustafa

Mitrovicë, 9 tetor 2025

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin në detyrë të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci dhe deputetin e Kuvendit, Agim Bahtiri, vizitoi dje për ngushëllime familjen Mustafa, në Shipol të Mitrovicës, me rastin e vdekjes së zyrtarit policor, Shemë Mustafa.

Ai i shprehu familjes dhe miqve të tij ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e të dashurit të tyre, duke vlerësuar lart punën, profesionalizmin dhe kontributin e të ndjerit në ruajtjen e rendit, sigurisë, integritetit territorial, si dhe shërbimin ndaj qytetarëve.

Shemë Mustafa ishte pjesëtar i Policisë Kufitare, që dy vite më parë, gjatë kryerjes së detyrës, ishte rrëmbyer nga njësitet speciale të Serbisë, thellë në territorin e Republikës së Kosovës. Shërbimi i tij me guxim dhe përkushtim do të mbetet shembull për pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe gjeneratat e ardhshme.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors