Kryeministri Kurti takoi kongresistin amerikan James McGovern

Washington D.C., ShBA, 29 shtator 2025

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi dhe ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ilir Dugolli, u takua sot në Capitol Hill, Washington D.C., me kongresistin nga radhët e Partisë Demokratike, James McGovern.

Diskutuan për zhvillimet e fundit në Kosovë. Me këtë rast kryeministri Kurti e njoftoi kongresistin McGovern për progresin në vend dhe vendimet e Qeverisës së Kosovës për pranimin dhe zhvendosjen e përkohshme të shtetasve të vendeve të treta nga ShBA-të, heqjen e tarifës doganore ndaj të gjitha produkteve me origjinë nga ShBA, si dhe vazhdimin e programit Kompakt të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit për Kosovën nga administrata e re amerikane.

Kryeministri Kurti e falënderoi kongresistin McGovern për angazhimin e tij të palodhshëm në kërkimin e drejtësisë për vëllezërit Bytyqi, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë avancimit të marrëdhënieve Kosovë-ShBA.

Gjatë bisedës, të dy u dakorduan të punojnë së bashku për forcimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve, me theks të veçantë në rritjen e investimeve në biznes dhe në krijimin e mundësive të reja për zhvillim ekonomik.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors