Kryeministri Kurti takoi Kryeministrin e Granadas, Dickon Amiss Thomas Mitchell

New York, ShBA, 26 shtator 2025

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mirëpriti në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në New York për një takim bilateral, Kryeministrin e Granadas, Dickon Amiss Thomas Mitchell.

Në këtë takim, të dytë në dy vitet e fundit, kryeministri shprehi mirënjohjen e tij për Qeverinë e Grenadës për mbështetjen e saj të gjatë për Kosovën, përfshirë anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

Bashkë diskutuan për marrëdhëniet dy palëshe dhe për mundësitë që dy vendet ofrojnë për bashkëpunim më të madh dhe partneritet më të fortë, si dhe për zhvillimet dhe situatën gjeopolitike dhe ndikimin e tyre.

Me këtë rast kryeministri Kurti ftoi homologun e tij nga Granada për vizitë në Kosovë dhe për të konkretizuar më tej vullnetin e të dy palëve për bashkëpunim.

Në takim morën pjesë edhe zëvendësministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi dhe konsulli i përgjithshëm i Kosovës, ambasadori Blerim Reka.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors