Kryeministri Kurti priti në takim lamtumirës ambasadorin e Finlandës, Nissinen

Prishtinë, 7 gusht 2025

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot në një takim lamtumirës Ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, në të cilin bashkë diskutuan dhe reflektuan mbi punën dhe rezultatet e bashkëpunimit ndërmjet qeverisë dhe ambasadës, si dhe Republikës së Kosovës dhe Republikës së Finlandës.

Kryeministri e falënderoi ambasadorin Nissinen për angazhimin e tij në forcimin e raporteve bilaterale Kosovë-Finlandë në fushën ekonomike e tregtare, sidomos përmes Odës Nordike të Tregtisë, e cila u hap në vitin 2023, por edhe të shkëmbimeve ndërmjet dy vendeve përmes vizitave të përfaqësuesve institucionalë, duke veçuar këtu vizitën në Kosovë të ministres së Punëve të Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen vitin e kaluar. Ai gjithashtu shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që Finlanda i ka dhënë vendit tonë si në rrafshin e brendshëm institucional dhe shoqëror ashtu edhe në atë ndërkombëtar, në proceset integruese euroatlantike.

Në takim u theksua vullneti i dyanshëm për thellimin e bashkëpunimit dhe partneritetit në fusha të ndryshme.

Kryeministri Kurti i uroi përzemërsisht ambasadorit Nissinen suksese në angazhimet dhe përgjegjësitë e reja dhe të radhës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors