Kryeministri Kurti priti në takim lamtumirës Koordinatoren Rezidente të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Arnhild Spence

Prishtinë, 25 korrik 2025

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot në një takim lamtumirës Koordinatoren Rezidente të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Arnhild Spence.

Diskutuan miqësisht për punën dhe rezultatet e punës së përbashkët. Me këtë rast, kryeministri Kurti vlerësoi lart mbështetjen e Koordinatores Spence dhe rolin që ka luajtur në bashkëpunimin e Qeverisë me ekipin e OKB-së. Znj. Spence shprehu mirënjohjen e saj për bashkëpunimin e kryeministrit Kurti dhe kabinetit qeveritar përgjatë gjithë mandatit të tij në fusha dhe projekte me interes për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Duke e falënderuar për kontributin e saj në Kosovë, kryeministri Kurti i uroi suksese znj. Spence në angazhimet e radhës edhe përgjegjësitë e reja.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors