Prishtinë, 25 korrik 2025
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti Christopher Hyland, bashkëpunëtorin e afërt të ish-presidentit amerikan Bill Clinton dhe udhëheqësin e fushatës së tij presidenciale.
Në një takim miqësor, kryeministri Kurti dhe z. Hyland diskutuan për zhvillimet dhe temat aktuale në vend, për potencialin dhe përparësitë e vendit për investitorë të huaj, si dhe për rëndësinë e raporteve të veçanta dhe bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kryeministri Kurti e falënderoi z. Hyland për angazhimin dhe kontributin që ka dhënë ndër vite në mbështetje të Kosovës, e i cili vazhdon edhe sot.



