Zëvendëskryeministri Bislimi priti në takim lamtumirës ambasadoren e Sllovenisë në Kosovë, Minca Benedejqiq

Prishtinë, 11 korrik 2025

Zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim lamtumirës ambasadoren e Sllovenisë në Kosovë, Minca Benedejqiq.

Duke e falënderuar ambasadoren për mbështetjen, përkushtimin dhe dedikimin e saj, zëvendëskryeministri u shpreh se Sllovenia gjithmonë ka qenë dhe mbetet partner i Republikës së Kosovës. Ai tha se këto katër vite të mandatit të saj kanë sjellë bashkëpunim të shkëlqyer dhe forcim të marrëdhënieve Kosovë-Slloveni.

Në takim u diskutua ndër të tjera edhe për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon. Zëvendëskryeministri Bislimi i uroi suksese ambasadores në angazhimet dhe detyrat e saj të radhës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors