Prishtinë, 11 korrik 2025
Zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim Shefin e Divizionit për Kosovë pranë Komisionit Evropian, Jiri Plecity.
Takimi u mbajt një ditë pas Nënkomitetit për Tregti, Industri, Dogana dhe Tatime. Ky është nënkomiteti i parë që u zhvillua pas fillimit të largimit gradual të masave. Në bashkëbisedim u shpreh se përkundër mosmbajtjes së nënkomiteteve gjatë kësaj periudhe, nga takimi i djeshëm dukshëm u vërejt se Kosova ka pasur progres substancial në këto fusha.
U diskutua edhe rëndësia e bashkëpunimit mbi prioritetet e projekteve përgjatë procesit të koordinimit të IPA ’25-’27, vlerësim i cili pritet të bëhet në tetor të këtij viti.





