Nisin punimet për restaurimin e Xhamisë së Sudi Efendisë

Prishtinë, 9 korrik 2025

E ndërtuar fillimisht si mesxhid gjatë shekullit XVI, e më pas si xhami gjatë shekujve XVIII dhe XIX, Xhamia e Sudi Efendisë gjendet në qendër të Prishtinës. Në prani të Kryeministrit në detyrë të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ministrit në detyrë të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe përfaqësues të Bashkësisë Islame të Prishtinës dhe Institutit të Trashëgimisë Kulturore Islame, nisën punimet për restaurimin e kësaj xhamie të rëndësisë historike, kulturore dhe fetare për qytetin dhe komunitetin lokal.

Projekti i restaurimit parasheh konsolidimin e strukturës së xhamisë, largimin e lokaleve rrotull dhe rikthimin e saj në shfrytëzim nga komuniteti i besimtarëve mysliman. Ai është përzgjedhur si projekt prioritar për restaurim, në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Bashkësisë Islame të Kosovës. Vlera e investimit nga Ministria e Kulturës është 639,776.36 Euro.

Kryeministri Kurti u njoftua për detajet e projektit, planet e punës dhe historikun e xhamisë, teksa shprehu mbështetjen e tij për këtë projekt dhe uroi punime të mbara.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors