Kryeministri Kurti bashkëbisedoi me studentë nga Amsterdam University College


Prishtinë, 19 qershor 2025

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pati një takim virtual me grupin e studentëve nga Amsterdam University College.

Studentët janë nga shumë vende të botës, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania, Franca, Italia, Holanda, Islanda, Hungaria, Bosnja dhe Hercegovina dhe Tajlanda.

Biseduan mbi aktualitetin në vend, rajon, Evropë dhe botë. Kryeministri i njohu me zhvillimet gjatë vitit të fundit dhe në tërësi me arritjet gjatë mandatit tonë qeverisës.

Gjithashtu, kryeministri iu përgjigj pyetjeve dhe interesimit të studentëve për Kosovën, progresin e vendit dhe të ardhmen që na pret.

Ai i falënderoi studentët për bashkëbisedimin duke vlerësuar kureshtjen gjithmonë e në rritje për të studiuar, zbuluar e njohur më mirë dhe më thellë vendin tonë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors