Kryeministri Kurti bëri homazhe pranë arkivolit të kryeministrit të Kosovës, Dr. Bujar Bukoshi

Prishtinë, 12 qershor 2025

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti bëri homazhe pranë arkivolit të ish-kryeministrit të Kosovës, Dr. Bujar Bukoshi, në hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Ai u shprehu ngushëllimet e tij më të thella familjarëve të të ndjerit.

Në Librin e Kujtimeve, kryeministri Kurti, shkroi se Dr. Bujar Bukoshi ishte kryeministër i jashtëzakonshëm, sepse kohërat ishin të tilla e njashtu edhe guximi i tij dhe atë do ta kujtojmë me nderim, kurse historianëve u mbetët ta studiojnë me kureshtje.

Rikujtojmë se ceremonia e varrimit të ish-kryeministrit Bukoshi bëhet sot nga ora 14:00. Bartja e arkivolit për te Varrezat e Dëshmorëve në Velani do të bëhet nga Forca e Sigurisë së Kosovës dhe eskorta zyrtare.

Teksti i plotë në Librin e Kujtimeve:

Dr. Bujar Bukoshi ishte kryeministër i jashtëzakonshëm sepse kohërat ishin të tilla e njashtu edhe guximi i tij.

Punoi dhe kontribuoi shumë në diplomaci e politikë të jashtme për të ndërkombëtarizuar çështjen e Kosovës por edhe me Këshillat e Financimit për të mirëmbajtur arsimin shqip dhe rezistencën e shqiptarëve.

Do ta kujtojmë me nderim kurse historianëve u mbetët ta studiojnë me kureshtje.

Albin Kurti
Kryeministër në detyrë i Republikës së Kosovës
Prishtinë, 12 qershor 2025

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors