Kryeministri Kurti u takua me shefin e misionit të Luksemburgut, Eric Dietz

Prishtinë, 28 maj 2025

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në një drekë pune shefin e misionit të Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz.

Biseduan për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona dhe mundësitë për zgjerim të mëtejmë të bashkëpunimit të dyanshëm në fusha me interes të përbashkët.

Kryeministri shprehu mirënjohjen për përkrahjen e vazhdueshme të Luksemburgut ndaj Kosovës, veçanërisht në rrugëtimin e vendit drejt integrimit euro-atlantik dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

Ndër të tjera, vlerësoi faktin që Luksemburgu e ka rritur mbështetjen për Kosovën përmes edhe rolit të programeve si LuxDev, Agjencia për Bashkëpunim dhe Zhvillim, nga e cila Luksemburgu kontribuon në Kosovë në projekte të ndryshme që prekin fusha si arsimi, energjia e teknologjia.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors