Agjenda e Kryeministrit të Republikës së Kosovës e datës 25.11.2024

25/11/2024 08:00 - 18:00

1. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, merr pjesë në inaugurimin e fillimit të punimeve për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas.

VENDI: Korreticë e Epërme (Përballë Parkut të Biznesit)
KOHA: 09:30

2. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, merr pjesë në ceremoninë e fillimit të punimeve për të modernizuar dhe përmirësuar Sistemin e Ujitjes në Radoniq dhe Dukagjin.

VENDI: Penda e Radoniqit, Gjakovë
KOHA: 11:00

3. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti pret në takim Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi.

VENDI: Ndërtesa e Qeverisë
KOHA: 13:30

SHËNIM: Mediet mund të marrin pamje në oborr.

4. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, merr pjesë në përurimin e Bibliotekës dhe Arkivës në Shtime.

VENDI: Komuna e Shtimes
KOHA: 15:00

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors