1. Zyra e Kryeministrit, me mbështetjen e qeverisë zvicerane dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, nesër, me 24 nëntor, organizon Konferencë për Dialogun Publiko-Privat, në të cilën do të marrë pjesë Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
Ftojmë të gjitha mediet e interesuara që të ndjekin këtë ngjarje.
Të bashkëngjitur gjeni agjendën.
VENDI: Swiss Diamond Hotel – Prishtina
KOHA: 09:30
Agjenda-Konferenca-per-Dialog-Publiko-Privat-Mediat-(2)
2. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Ministren e Punëve të Jashtme, Çështjeve Evropiane dhe Tregtisë së Jashtme dhe e Institucioneve Federale të Kulturës të Belgjikës, znj. Hadja Lahbib.
Mediet mund të marrin pamje në oborrin e Qeverisë. Pamjet nga fillimi i takimit do t’ua përcjellim përmes Zyrës për Komunikim me Publikun.
VENDI: Ndërtesa e Qeverisë
KOHA: 16:50