Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, pret në takim ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog. Ambasadori Szunyog do t’i dorëzojë zëvendëskryeministrit Bislimi Raportin për Vendin 2023 për Kosovën nga Komisioni Evropian.
VENDI: Ndërtesa e Qeverisë
KOHA: 17:10
Zëvendëskryeministri Bislimi dhe ambasadori Szunyog, pas takimit do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media, ku do të prezantojnë të dhënat e Raportit për Vendin 2023.
VENDI: Ndërtesa e Qeverisë
KOHA: 17:30