NJOFTIM PËR MEDIA 6.11.2023

06/11/2023 08:00 – 18:00

Të nderuar përfaqësues të mediave,

Ju ftojmë të ndiqni vizitën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti dhe të Ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, z. Liburn Aliu, në disa nga dyqanet në qendër të Prishtinës, me qëllim promovimin e praktikës për zvogëlimin e qeseve të plastikës tek qytetarët e Republikës së Kosovës.

11:30 – 11:40 Takimi para ndërtesës së Qeverisë së Republikës së Kosovës

11:40 – 12:00 Vizitë dhe bashkëbisedim me konsumatorët dhe pronarët në dyqanet në afërsi (Viva Fresh, Maxi)

12:00 – 12:15 Prononcim për media mbi udhëzimin administrativ dhe specifikat/këshillat për qytetarë dhe përfaqësuesit e bizneseve (brenda hapësirave të marketeve).

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors