Agjenda e Kryeministrit të Republikës së Kosovës e datës 17.6.2023

17/06/2023 08:00 – 18:00

1.Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bën nderime dhe viziton shtëpinë Muze të Prof. Ukshin Hotit.

VENDI: Shtëpia muze e Ukshin Hotit, Krushë e Madhe, Rahovec
KOHA: 10:00

2.Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në ceremoninë e organizuar nga Universiteti “Ukshin Hoti”, në Prizren në shënimin e 80- vjetorit të lindjes të Prof. Ukshin Hoti.

VENDI: Amfiteatri i Fakultetit të Ekonomisë, Prizren
KOHA: 11:00

3.Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bën nderim te pllaka në parkun e të pagjeturve në hapësirat e Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë.

VENDI: Biblioteka Kombëtare në Prishtinë
KOHA: 13:00

4.Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në ceremoninë në shënim të 80- vjetorit të lindjes së Prof. Ukshin Hotit, organizuar nga Zyra e Kryeministrit.

VENDI: Menza Ramiz Sadiku, Pejton
KOHA: 16:30

5.Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Ministrin e Investimeve të Arabisë Saudite, Khalid Al-Falih.

VENDI: Ndërtesa e Qeverisë
KOHA: 17:45

Mediat mund të marrin pamje në oborrin e ndërtesës së Qeverisë.​

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors