Agjenda e Kryeministrit të Republikës së Kosovës e datës 22.11.2022

22/11/2022 08:00 - 18:00

09:45 – Kryeministri Kurti merr pjesë në Forumin Socio-Ekologjik 2022 në Shkup dhe është pjesë e panelit të diskutimit me temë “Një transformim i drejtë për Evropë të vetëmjaftueshme me energji”.

Vendi: Hotel Alexander Palace, Shkup

13:00 – Kryeministri Kurti merr pjesë në Konferencën për Rininë 2022, “Drejt një politike kombëtare” të organizuar nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit.

Vendi: Parku ITP, Prizren

15:00 – Kryeministri Kurti së bashku me ministrin e Financave Hekuran Murati dhe ministrin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, prezantojnë Buxhetin për vitin 2023 para qytetarëve të komunës së Prizrenit.

Vendi: Prizren, Salla Dokukino

18:00 – Kryeministri Kurti pret në takim Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Republikë së Italisë, Antonio Tajani dhe Ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Italisë, Guido Crosetto.

Vendi: Ndërtesa e Qeverisë.
Shënime: Mediet mund të marrin pamje në fillim të takimit

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors