Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në konferencën për ndarjen e resurseve me dobi të veçanta për komunitetet joshumicë, organizuar nga Zyra për Çështje të Komuniteteve dhe Zyra për Qeverisje të Mirë, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.
Vendi: Hotel Sirius, Prishtinë
Koha: 10:00
Në këtë konferencë, kryeministri Kurti do të mbajë fjalë rasti në ora 10:45.