Agjenda e Kryeministrit të Republikës së Kosovës e datës 7.12.2023

07/12/2023 00:00

1. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, në kuadër të fushatës „16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore“, lansojnë Masën e Punësimit për Gratë e Mbijetuara të Dhunës.

VENDI: Ndërtesa e Qeverisë, salla P38
KOHA: 09:00

2.Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në tryezën e diskutimit me përfaqësuesit e institucioneve dhe organizatave, lidhur me hulumtimin dhe dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.

Mediat ftohen për fjalën hyrëse të tryezës së organizuar nga Instituti për hulumtimin e krimeve të kryera gjatë luftës.

VENDI: Ndërtesa e Qeverisë, salla P38
KOHA: 14:00

Generic selectors
Samo tačna podudaranja
Traži u naslovu
Traži u sadržaju
Post Type Selectors