Kryeministri Kurti mirëpriti përfaqësuesit e ish-punëtorëve të ndërmarrjes “Ballkani”

Prishtinë, 24 dhjetor 2025

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti takoi përfaqësuesit e ish-punëtorëve të ndërmarrjes së privatizuar “Ballkani” në Suharekë.

Kryetari i Këshillit të ish-punëtorëve, Salih Bytyqi, Kryetar i Sindikatës së ish-punëtorëve, Elez Haxhiolli dhe nënkryetari i Sindikatës së ish-punëtorëve, Ali Biniqi, falënderuan kryeministrin Kurti dhe Qeverinë për përmbylljen e pjesës më të madhe të pagesave, që u takonin ish-punëtorëve, respektivisht 20% i shumës së privatizimit të ndërmarrjes në vitin 2005, si dhe pagesat që u takonin si kreditorë.

Ata rikujtuan se ndërmarrja, e cila në kohën e saj më të mirë ka punuar edhe me katër ndërrime dhe ka pasur në dispozicion jo më pak se 17 hektarë tokë, është privatizuar në korrik 2005 për vetëm 1.4 milionë euro. Gjithashtu, theksuan se ky vlerësim ka qenë dukshëm i ulët dhe se procesi ka lënë pas paqartësi dhe pakënaqësi të mëdha te ish-punëtorët.

Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors