Zyra e Kryeministrit

Zyra Ligjore (ZL)

Zyra Ligjore (ZL)

Zyra Ligjore (ZL) është njësi organizative në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, që ka për mision të ofrojë mbështetje juridike për punën e Zyrës së Kryeministrit dhe Qeverisë, të koordinojë punën e ministrive në procesin e zhvillimit dhe përmirësimit të kornizës ligjore në Kosovë, si dhe të sigurojë harmonizimin me Kushtetutë, legjislacionin në fuqi, Acquis dhe me standardet ndërkombëtare. Po ashtu ZL përgatit propozimet e projekt amendamenteve kushtetuese, projekt marrëveshjeve ndërkombëtare që nënshkruhen nga Kryeministri, projektligjeve, projekt akteve nënligjore dhe projekt akteve të tjera juridike nga fushëveprimi i ZKM-së.

Bashkërendon me ministritë në procesin e hartimit të projektligjeve, projekt akteve nënligjore dhe projekt akteve tjera juridike, shqyrtimi i konsistencës së tyre me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi, si dhe kontrollimi i cilësisë së tyre me standardet e hartimit të legjislacionit. ZL bashkërendon me ministritë sa i përket parashtrimit të kërkesave për opinion ligjor në Komisionin e Venedikut dhe sigurimi i zbatimit të rekomandimeve të Komisionit të Venedikut në projekt-aktet juridike. Shqyrton versionet përfundimtare të projekt-akteve juridike, të cilat procedohen për shqyrtim dhe miratim në mbledhje të Qeverisë të propozuara nga ministritë dhe organet tjera propozuese nëse janë në përputhje me Kushtetutën, legjislacionin në fuqi, Acquis dhe standardet e hartimit.

Bashkërendon me ministritë në procesin e Vlerësimit Ex-Post të Legjislacionit, hartimi dhe përditësimi i Udhërrëfyesit për Vlerësimin Ex-Post të Legjislacionit bazuar në praktikat më të mira.

Në kuadër të Zyrës Ligjore bëjnë pjesë divizionet si në vijim:

1. Divizioni për Hartimin dhe Harmonizimin e Legjislacionit;
2. Divizioni për Mbikëqyrjen e Zbatimit të Legjislacionit, Mbështetjes Ligjore dhe Bashkëpunimit Ndërinstitucional në Fushën e Legjislacionit;
3. Divizioni për Zvogëlimin e Barrës Administrative nëpërmjet Thjeshtimit të Lejeve dhe Licencave;
4. Divizioni për të Drejtën e BE-së.

Alberita Hyseni
Zyrtare e Lartë Ligjore ZL/ZKM

×