1. Zyra e Prokurimit udhëhiqet nga Drejtori i zyrës, i cili është Zyrtar Përgjegjës i Prokurimit për ZKM-në dhe ka funksionet dhe përgjegjësit që janë të përcaktuara me Ligjin nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik në Republikën e Kosovës.
2. Zyra e Prokurimit (ZP) zhvillon dhe zbaton procedurat e prokurimit të mallrave, punëve dhe shërbimeve dhe është përgjegjës të siguroj që të gjitha procedurat e prokurimit të zhvillohen në pajtim me dispozitat e Ligjit të prokurimit publik të Kosovës.
3. Zyra e Prokurimit (ZP) zhvillon dhe zbaton procedurat e prokurimit të mallrave, për Organet qendrore të administratës shtetërore në vartësi të Zyrës së Kryeministrit, pas aprovimit nga ana e Kabinetit të Kryeministrit dhe Sekretarit të Përgjithshëm.
4. Numri i të punësuarve në Zyrën e Prokurimit është
3. (tre) nëpunës civilë si në vijim:
3.1. Drejtor i Zyrës së Prokurimit;
3.2. Koordinator për menaxhimin e kontratave;
3.3. Zyrtar i Lartë i Prokurimit.
Tel: 038 201 14 851