Zyra e Kryeministrit

Njësia për Auditim të Brendshëm

Misioni i Njësisë për Auditim të Brendshëm (NjAB)

Njësia e Auditimit të Brendshëm ka për mision të ofrojë shërbime të pavarura, objektive, siguruese dhe këshillëdhënëse të dizajnuara që të shtojnë vlerën dhe të përmirësojnë funksionimin e Zyrës së Kryeministrit, duke iu ndihmuar që të arrijnë objektivat e tyre dhe sjelljen e një qasjeje sistematike dhe të disiplinuar, për të vlerësuar dhe përmirësuar efektivitetin e proceseve të menaxhimit të rrezikut, kontrollit dhe qeverisjes.

Detyrat dhe përgjegjësitë e Njësisë së Auditimit të Brendshëm, janë:

  • Siguron zbatimin adekuat dhe respektimin e ligjeve, rregullave, politikave, udhëzimeve dhe doracakëve të përcaktuar me legjislacionin në fuqi;
  • Siguron përgatitjen me kohë të propozim-planit strategjik të auditimit, në bazë të vlerësimit të rrezikut;
  • Rishikon dhe siguron funksionimin e sistemit të kontrollit të brendshëm, në të gjitha njësitë organizative të Zyrës së Kryeministrit;
  • Organizon, kryen dhe mbikëqyr të gjitha aktivitetet e auditimit të brendshëm për Zyrën e Kryeministrit dhe dorëzon rezultatet e auditimit, në pajtim me legjislacionin në fuqi;
  • Përgatit dhe zbaton programin e sigurisë së cilësisë për vlerësimin e brendshëm dhe të jashtëm të funksionit të auditimit të brendshëm;
  • Përgatit dhe dorëzon raportet gjashtëmujore dhe vjetore për të gjitha aktivitetet e auditimit;
  • Raporton menjëherë të menaxhmenti i lartë dhe Komiteti i Auditimit, për çdo indikator të aktivitetit të mashtrimit apo korrupsionit, ofron propozime për përmirësimin e gjendjes, si dhe nëse menaxhmenti i lartë nuk ndërmerr veprime të duhura, njofton autoritetet e tjera kompetente.

Udhëheqësi i Njësisë së Auditimit të Brendshëm në aspektin funksional i raporton Kryeministrit, ndërsa në aspektin administrativ Sekretarit të Përgjithshëm.

 

Statusi i Njësisë së Auditim të Brendshëm

Bekim Tahiri
Udhëheqës i Njësisë së Auditim të Brendshëm
Tel: 038 200 27 068

E–mail: bekim.tahiri@rks-gov.net

 

×