Zyra e Kryeministrit

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV)

1.  Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë është Agjenci Ekzekutive, e cila vepron në kuadër të Zyrës së Kryeministrit dhe ushtron funksionet dhe përgjegjësit e saj të përcaktuara me Ligjin Nr. 03/L-016 për Ushqimin dhe Rregulloren nr.03/2010 për organizimin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (17.09.2010).

2.  AUV kryen detyrat dhe përgjegjësitë tjera të përcaktuara me legjislacionin në fuqi i cili e rregullon çështjen e sigurisë së ushqimit, me prejardhje shtazore dhe bimore, çështjen e shëndetit publik, shëndetit të kafshëve dhe të mirëqenies së tyre, shëndetin e bimëve, çështjen e kontrollit zyrtar veterinar, fitosanitar dhe sanitar si dhe legjislacionin tjetër përkatës si dhe detyrat e përcaktuara nga Kryeministri.

×