Zyra e Kryeministrit

Zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik

  • Krijimin e sa më shumë ndërmarrjeve që janë në gjendje të prodhojnë mallra dhe shërbime që plasohen suksesshëm në tregjet ndërkombëtare. Një ekonomi më inovative, ku ndëmarrjet e vogla e të mesme përdorin teknologji moderne është ajo në të cilën do të investohet.
  • Zhvillimi ekonomik është më gjithëpërfshirës nëse përcillet edhe me një zhvillim të qëndrueshëm rural, ku rol të rëndësishëm luan bujqësia me prodhime cilësore dhe lidhja e saj me industrinë lokale të përpunimit.
  • Kosova ka nevojë për përmirësim të furnizimit me energji elektrike, transport më të mirë rrugor, hekurodhor e ajror të integruar me botën dhe siguri më të madhe në trafik.
  • Derisa zhvillimi ekonomik është i nevojshëm, barra nuk duhet të bie mbi mjedisin. Do të punohet për një mjedis të pastër, kryesisht duke rritur prodhimin dhe konsumin e energjisë nga burime të ripërtritshme sic janë era dhe dielli; duke investuar në masa për ruajtje dhe shfrytëzim racional të energjisë dhe ujit; dhe duke e promovuar një transport miqësor për mjedisin. Gjithashtu më shumë mbeturina do të riciklohen, ndërsa pyjet do të menaxhohen  qëndrueshëm.

Comments are closed.

×