10.01.2022

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi priti në takim komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Ferenc Kajári

Prishtinë, 10 janar 2022

Zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim komandantin e Forcave Paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR), Gjeneral Major Ferenc Kajári.

Në takim u diskutua bashkëpunimi dhe koordinimi paralel dhe efikas mes KFOR-it dhe institucioneve të Republikës së Kosovës, përfshirë Policinë e Republikës së Kosovës. Komandanti i KFOR-it, z. Kajári, e informoi Zevendeskryeministrin Bislimi mbi aktualitetet. Ai e siguroi Zëvendëskryeministrin se KFOR-i është nën kontroll të plotë të pikave të cilat monitorohen prej saj.

Zëvendëskryeministrin e falënderoi dhe shprehu mirënjohje ndaj Gjeneralit për punën që KFOR-i po e zhvillon, rëndësinë e KFOR-it në ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Republikën e Kosovës.

 

Agjenda

Të gjitha