30.03.2020

Qeveria në detyrë e Kosovës pranon ndihmë në vlerë prej 5 milionë euro nga BE-ja për luftimin e COVID-19

Prishtinë, 30 mars 2020

 

Qeveria në detyrë e Kosovës ka pranuar ndihmë në vlerë prej 5 milionë euro nga Bashkimi Evropian për luftimin e COVID-19.

Ndihma do të jetë në dy faza. Në këtë fazë nga BE kemi siguruar 30 respiratorë, 75 pompa infuzioni, 75 shiringa pompa infuzioni, 5 ambulanca, 350 oksimetra të pulsit në gisht, 200 oksimetra të pulsit, 70 monitorues pacienti, 5 defibrilatorë, 20 elektrokardiografë dhe 400 shtretër.

Në rast se disa nga këta artikuj nuk janë të disponueshëm, do të prokurohen furnizime shtesë, përfshirë deri në: 3.000 gypa për të rritur dhe fëmijë, 5 ambulanca, 25.000 teste për COVID-19, 650.000 maska të frymëmarrjes FFP2, 130.000 maska fytyre, 70.000 doreza, 140.000 litra dezinfektues për duar, 100.000 çarçafë, mbi 100.000 barna të ndryshme dhe artikuj të tjerë të nevojshëm.

Në fazën e do t’i sigurojmë edhe 20 autoambulanca shtesë, shumë më shumë barna e më tepër pajisje personale mbrojtëse.

Së bashku me dy ministrat në detyrë, atë të Shëndetësisë, Arben Vitia dhe atë të Integrimit Evropian, Blerim Reka, në Ministrinë e Shëndetësisë, kryeministri në detyrë Kurti mbajti video-konferencë me shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian (BE), znj. Nataliya Apostolova dhe me Berndan Keirnan, shef i Zyrës në Prishtinë, UNOPS, ku nënshkruan kontratën e ndihmës prej 5 milionë euro për Kosovën për luftimin e COVID-19.

Punëtorët shëndetësorë po kujdesen për sistemin imunitar të njerëzve, ndërkaq Qeveria në detyrë po e bën këtë për imunitetin e sistemit shëndetësor.​

 

Agjenda

Të gjitha