Zëvendëskryeministrja Tahiri priti në takim kryetarin e Shoqatës së biznesmenëve RUMELİSİAD nga Bursa


Image


Image

Prishtinë, 23 maj 2013

Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Edita Tahiri priti sot në takim kryetarin e Shoqatës së biznesmenëve RUMELİSİAD, z. Şahap Aktaş, i shoqëruar nga delegacioni i grave të kësaj shoqate. 

Zëvendëskryeministrja Tahiri inkurajoi biznesmenët nga qyteti i Bursës në veçanti ata me origjinë shqiptare që të investojnë në shtetin e Kosovës, sepse Kosova si shtet i ri ka potenciale të mëdha njerëzore dhe resurse të shumta ekonomike.  “Krenohemi dhe frymëzohemi me shqiptarët tanë në Turqi, të cilët nuk e harruan origjinën dhe gjakun shqiptar, ndonëse u larguan nga trojet e tyre shumë kohë më parë”, theksoi zëvendëskryeministrja Tahiri.

Nga ana e tij z. Aktaş shprehu kënaqësinë për vizitën duke rrëfyer se është me origjinë shqiptare dhe se familja e tij ishte detyruar të largohet për në Turqi në vitin 1924.

Z. Aktaş theksoi angazhimin e Shoqatës RUMELİSİAD, që përmes anëtarëve të saj nga sektori i biznesit të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik e social të shtetit të Kosovës dhe  vendeve tjera të rajonit.

Në takim u vlerësua bashkëpunimi në mes Kosovës dhe Turqisë dhe u shpreh gatishmëria për të rritur nivelin e këtij bashkëpunimi.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors