Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri u takua në Nju Jork me Zëvendësshefen e Misionit të SHBA-ve në OKB ambasadoren Rosemary A. DiCarlo


Image

Nju Jork, 10 maj 2014

Zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Edita Tahiri është pritur sot në Misionin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara nga Zëvendësshefja e Misionit Ambasadorja Rosemary A. DiCarlo.

Në këtë takim u bisedua për thellimin e bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe SHBA`-ve, fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtarë të Kosovës, shtimin e numrit të njohjeve dhe integrimet euroatlantike të Kosovës.

Zëvendëskryeministrja Tahiri e falendëroi ambasadoren DiCarlo për mbështetjen e parezervë që SHBA-të po i japin shtetit të Kosovës dhe për angazhimet personale të znj. DiCarlo tash e një kohë të gjatë në ndërtimin dhe avancimet e Republikës së Kosovës.

Znj. Tahiri e njohu znj. DiCarlo me zhvillimet e përgjithshme politike në Kosovë, për arritjet në rrugëtimin e Kosovës drejtë NATO-s dhe BE-së sidomos me vendimin e Qeverisë së Kosovës për transformimin e FSK-së në Forcat e Armatosura të Kosovës dhe përmbylljen e suksesshme të negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me BE-në. Me këtë rast zëvendeskryeministja Tahiri e falenderoi znj. DiCarlo për mbështetjen e Qeverisë Amerikane që Kosova të bëhët pjesë e Parneritetit për Paqe dhe në një të ardhme të aferët edhe anëtare e NATO-s.

Zëvëndëskryeministrja Tahiri poashtu theksoi se shteti i Kosovës është i fokusuar në reforma për sundimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik përmes krijimit të një ambienti të favorshëm për investime. Ajo po ashtu vlerësoi se dialogu i Brukselit është një kontribut për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe plotësim i standardeve për fqinjësinë e mirë, për të cilën Kosova si shtet aspirant për anëtarësim në BE ka treguar seriozitet dhe përkushtim. Po ashtu, znj. Tahiri njoftoi për iniciativën e Kosovës për peticionin për çështjen e grave të dhunuara në Kosovë gjatë luftës me ç’ rast kërkoi mbështetje që OKB të fokusohet në këtë çështje në bazë të rezolutës së KS të OKB-së 2106.

Nga ana e saj, Ambasadorja DiCarlo rikonfirmoi mbështetjen e fuqishme të SHBA-ve për Kosovën dhe shprehu vlerësimet të larta për arritjet Kosovës drejtë ndërtimit të shtetit të suksesshëm dhe për arritjet në procesin e integrimit në strukturat euroatlantike. Ajo tha se përkrahja e SHBA-ve do të vazhdojë në shtimin e numrit të njohjeve për Kosovën e poashtu në sferen e zhvillimit ekonomik dhe integrimeve. SHBA-të janë të interesuara që Kosova të bëhet anëtare e NATO-s, OKB-së dhe BE-së dhe organizatave tjera ndërkombëtare dhe se për këtë SHBA do të japin mbështetje të plotë shtoi ajo.

Ambasadorja DiCarlo poashtu shtoi se SHBA-të vlerësojnë progresin në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe se i inkurajojnë të dy palët në zbatimin e plotë të marrëveshjeve të këtij dialogu. Ky proces po ndihmon në fuqizimin e brendshëm të shtetit të Kosovës, në përmirësimin e marrëdhënieve ndërfqinjësore në Ballkan dhe po e ofron Kosovën më afër BE-së, theksoi ajo.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors