Prishtinë, 8 qershor 2011
Zëvendëskryeministrja e Kosovës Edita Tahiri takoi zëvendësshefin e EULEX-it, Andi Sparks, me të cilin bisedoi për bashkëpunimin mes Qeverisë se Kosovës dhe EULEX—it, në kontekstin e implementimit të marrëveshjeve të mundshme të dialogut teknik.
Zëvendëskryeministrja Tahiri falënderoi për angazhimin e deritashëm të EULEX-it, dhe kërkoi që ky angazhim të jetë edhe me i fuqishëm në të ardhmen. Po ashtu u vlerësua çështja e dialogimit konstruktiv dhe shpresohet se do të rezultoi me një punë mjaft produktive me interes për qytetarët
Ndërkaq z.Sparks shprehu gatishmërinë e EULEX-it që ta mbështet Qeverinë e Kosovës ne fushën e sundimit të ligjit, si dhe në të gjitha obligimet që dalin nga dialogu teknik në relacion me EULEX-in.