Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri priti në takim Ambasadorin Suedez jo rezident për Kosovën, Mats Staffansson


Image

Prishtinë, 20 janar 2014

Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Edita Tahiri prit sot në takim Ambasadorin jo rezident në Republikën e Kosovës, z. Mats Staffanson, me të cilin ka biseduar për marrëdhëniet ndër shtetërore në mes të Kosovës dhe Suedisë, si dhe për forcimin e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen.

Fillimisht znj. Tahiri i dëshiroi mirëseardhje Ambasadorit Staffansson dhe e njoftoi atë në përgjithësi me orientimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës që kanë të bëjnë me reformat e ndërmarra për proceset integruese euroatlantike, zhvillimin ekonomik, sundimin e rendit dhe ligjit, luftën kundër krimit dhe korrupsionit si dhe për angazhimet e ndërmarra në kuadër të zbatimit të marrëveshjes së 19 prillit 2013, që ka të bëjë me normalizimin e marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Ambasadori Staffanssone falënderoi zëvendëskryeministren Tahiri për pritjen dhe tha se Suedia mbetet e përkushtuar për të përkrahur integrimin e shtetit të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe bashkësinë euro-atlantike dhe mbështet po ashtu të gjithë vendet e rajonit në këtë drejtim. Me ketë rast,  ai shtoi se Republika e Kosovës është duke ecur mbarë në proceset e reformave evropiane. Ambasadori suedez shprehu gatishmërinë për intensifikimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në të gjitha fushat që janë të interesit të përbashkët.

Në fund të këtij takimi të dy bashkëbiseduesit u pajtuan për vazhdimin e bashkëpunimit dhe u tha se rruga e integrimit të Kosovës në BE dhe NATO është rrugë me plotë sfida, por me një përkushtim të të gjitha institucioneve dhe faktorëve tjerë mund të arrihet vetëm përmes dialogut dhe plotësimit të standardëve të kërkuara nga institucionet përkatëse.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors