Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri është takuar me z. Robet Cooper zyrtar i lartë në kabinetin e Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, baroneshës Catherine Ashton


Image

Prishtinë, 2 mars 2011

Zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Republikës së Kosovës, shefja e Delegacionit të Republikës së Kosovës në dialogun teknik, Edita Tahiri është takuar sot me z. Robet Cooper zyrtar i lartë në kabinetin e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, baroneshës Catherine Ashton.

Takimi ishte në funksion të përgatitjeve për dialogun teknik midis dy shteteve të pavarura, Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Të dy palët vlerësuar se përgatitjet po shkojnë mirë dhe se përgatitja sa më e mirë e procesit është shumë e rëndësishme për mbarëvajtjen e dialogut teknik midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors