Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri dhe Kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri qëndruan në veri të Mitrovicës


Image


Image

Prishtinë, 15 korrik 2014

Zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Republikës së Kosovës, znj. Edita Tahiri vizitoi komunën e Mitrovicës dhe me këtë rast u prit në takim nga Kryetari i Komunës Agim Bahtiri me të cilin bisedoi për bashkëpunimin dhe bashkëveprimin e intensifikuar në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Komunës së Mitrovicës në të gjitha planet dhe në interes të gjithë qytetarëve të komunës së Mitrovicës.

Pas këtij takimi zëvendëskryeministrja Edita Tahiri së bashku me Kryetarin e Komunës Agim Bahtiri qëndruan në veri të Mitrovicës për të vëzhguar gjendjen në Urën e Ibrit dhe për rreth saj pas vendosjes së barrikadave të kundër ligjshme dhe në kundërshtim me parimet dhe ligjet për lëvizjen e lirë të qytetarëve si dhe në kundërshtim me marrëveshjen e Brukselit.

Gjatë qëndrimit në veri të Mitrovicës zëvendëskryeministrja Edita Tahiri dhe kryetari i Komunës Agim Bahtiri vazhduan bisedën në kafenë Dolce Vita ku diskutuan për zgjidhjen çështjes së barrikadave përkatësisht të ashtuquajturit “parku i paqes” dhe pengesave të tjera që janë bërë kohët e fundit. Të dy zyrtarët u pajtuan që heqja e këtyre barrikadave është çështje urgjente për të krijuar qetësi dhe stabilitet dhe lëvizje të plotë të lirë në pajtim me ligjet e shtetit të Kosovës dhe standardet evropiane dhe se veprimet në ketë drejtim do të koordinohen me faktorin ndërkombëtarë dhe në veçanti me Bashkimin Evropian.

Pas këtij takimi zëvendëskryeministrja Edita Tahiri deklaroi se sot bëra një vizitë në pjesën veriore të Mitrovicës për të parë nga afër gjendjen anarkike të krijuar nga barrikadat dhe barrikadat parqe që janë bërë një pengesë serioze dhe shqetësim për gjithë qytetarët e kësaj komune. Me ketë rast me Kryetarin e Komunës Agim Bahtiri diskutuam për të gjitha problemet që janë krijuar në kohë të fundit dhe u dakorduam që heqja e barrikadave është çështje urgjente dhe për këtë qëllim bashkëpunimi në mes të Qeverisë qendrore dhe qeverisë lokale dhe koordinimi me Bashkimin Evropian do të jetë rruga e cila do të çoj të zgjidhja përfundimtare e këtij problemi në pajtim me ligjet e shtetit të Kosovës dhe marrëveshjet e Brukselit.

Ajo poashtu siguroi qytetaret e Mitrovicës dhe të Kosovës se Ura e Ibrit do të lirohet nga pengesat shumë shpejtë dhe do ti jepet fund barrikadave dhe mentalitetit të barrikaduar të Serbisë. Qeveria e Kosovës mbetet e angazhuar që përmes dialogut të Brukselit ti jap zgjidhje këtij problemi si dhe në rast të provokimeve të reja do të veprohet me fuqinë e ligjit.

Këtë vizitë në pjesën veriore të Mitrovicës e bëra në kuadër të përgatitjeve për takimin e radhës për heqjen e barrikadave që do të mbahet në Bruksel me 22 korrik 2014 dhe bashkëbisedimi me Kryetarin e Komunës Agim Bahtiri ishte në funksion të këtij qëllimi, tha zëvendëskryeministrja Tahiri.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors