Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Edita Tahiri, priti sot komandantin e KFOR-it, gjeneralin, Volker Halbauer


Image

Prishtinë, 16.10.2012

Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Edita Tahiri, priti sot në takim komandantin e KFOR-it, Gjeneral Majorin Volker Halbauer, me të cilin bisedoi për situatën politike dhe të sigurisë në Kosovë, si dhe për perspektivën euroatlantike të Kosovës.

Më këtë rast znj. Tahiri, tha se Qeveria e Kosovës vlerëson lartë angazhimet e KFOR-it për paqën dhe sigurinë në Kosovë dhe rajon. Ajo më tej foli për vizionin euro-atlantik të Kosovës dhe përkushtimin e plotë të Qeverisë së Kosovës për çuar përpara reformat në mënyrë që Kosova të bëhet sa më shpejtë anëtare e NATO-s dhe e BE-së.

Në këtë takim, ajo theksoi bashkëpunimin e ngushtë mes Qeverisë së Kosovës dhe KFOR-it për të mirën e të gjithë qytetarëve dhe komuniteteve në Kosovë.

Gjeneral Majori Volker Halbauer theksoi se KFOR-i do të vazhdojë misionin e tij për të kontribuar në  një ambient të qetë e të sigurtë në  Kosovë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors